<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Këto mënyra natyrale zhdukin mykun nga çdo sipërfaqe e shtëpisë

Myku është një produkt natyral i një mjedisi të lagësht – por kjo nuk do të thotë që ju doni të mbani atë në shtëpinë tuaj. Në vend që të përdorni kimikate të ashpra, si zbardhues për ta dëbuar, ka mënyra natyrale për ta vrarë duke mos dëmtuar familjen tuaj, kafshët shtëpiake ose mjedisin.

Uthull: Ju mund ta holloni me ujë për të prerë aromën e fortë. Ajo funksionon më së miri si një vrasës myky kur spërkatet drejtpërdrejt nga një shishe në zonën e lagështisë. Lëreni për disa orë, pastaj pastroni mykun me një furçë. Nëse era e uthullit ju shqetëson, shtoni disa pika vaj esencial, por dijeni se aroma e fuqishme do të zhduket avash avash dhe nuk ngel brenda në shtëpi. Studimet kanë treguar që uthulla e bardhë vret 82 përqind të sporeve të mykut, si dhe viruseve dhe baktereve. Uthulla gjithashtu mund të parandalojë mykun nëse e spërkatni në sipërfaqe dhe e lini të thahet.

Ekstrakt i farës së agrumeve dhe uji: Ekstrakti i farës së agrumeve (siç është grejpfrut) nuk ka erë. Hidhni rreth 20 pika ekstrakt me 2 gota ujë, përziheni në një shishe dhe spërkateni mbi myk dhe mos e shpëlani.

Peroksidi i hidrogjenit: Spërkatni tre për qind peroksid hidrogjeni nga një shishe në sipërfaqen e mykur dhe lëreni për rreth 10 minuta. Pastaj fshini me një leckë të lagur për të hequr sporet e mykut të mbetur. Ju gjithashtu mund të përdorni peroksid hidrogjeni dhe uthull së bashku, dhe më pas ruajeni shishen në një zonë të errët (pasi drita prish fuqinë e peroksidit të hidrogjenit).

Sode buke: Përdoret me uthull dhe ujë ose vetëm me ujë, soda e bukës është e efektshme në largimin e mykut në mënyrë natyrale. Shpërndani sodën në ujë ose në ujë dhe uthull dhe spërkateni në sipërfaqe. Lëreni të thahet, pastaj pastroni dhe fshijeni me një leckë të lagur. Soda e bukës është një dezinfektues natyral dhe shumë i butë, kështu që kjo zgjidhje do të pastrojë mykun pa lënë pas një aromë.

postbck postbck

Recent Posts

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

12 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

12 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

12 hours ago

Fruti që ndihmon në uljen e sheqerit dhe kolesterolit

Nga forcimi i imunitetit te mbrojtja e zemrës dhe rregullimi i nivelit të sheqerit në…

12 hours ago

Simptomat e diabetit te fëmijët që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë

    Diabeti te fëmijët mund të shfaqet me simptoma që në fillim duken të…

16 hours ago

Si ta matni saktë tensionin!

    Hipertensioni quhet me të drejtë “vrasësi i heshtur”, sepse është një sëmundje pa…

16 hours ago