B.Islami
‘’ ..a po bon sivjet a po t’prejë?!’’
Kjo thënje i përket një prej shumë veprimeve imitative që ndërlidhen me kultin e bimësisë tek populli shqiptar.
Kultura njërzore përbëhet nga sjelljet e njeriut, veprimet, besimin, çasjen ndaj tjetrit, çasjen ndaj natyrës që e rrethon dhe artin. Pra, nocioni kulturë përfshinë të tërë mënyrën e jetesës së njerëzve ku do në rruzullin tokësor, ku varësisht nga shtrirjet gjeografike, zhvillimin dhe ndikimet e kohës dallon dhe ka dalluar ndër popuj qysh nga lashtësisa e deri në ditët e sotme. Mënyra e jetesës së popujve të lashtë në fillet e zhvillimit tërsisht varej nga nevoja e mbijetesës. Grupet e njerzëve parahistorik jetonin pothuajse sot për nesër, aty për aty. Jetonin duke mbijetuar!
Populli shqiptar si popull ndër popujt më të vjetër në Evropë por edhe në botë, karakterizohet me veçori kulturore të veçanta nga kulturat tjera. Veçori këto të cilat herë të ndikuara e her të përvetsuara nga të tjerët si të tyre, i kanë mbijetuar kohës qysh nga lashtësia, nëpër shtresime kulturash deri më sot. Shumë kulte e besime, rituale e bestytni të të parëve janë përcjellur nëpër gjenerata si pjesë të pandashme kultuore në popullin shqiptar. Një ndër ta është edhe kulti i bimësisë. Kulti i bimësisë ishte shumë i shprehur, pothuajse në të gjithë shtrirjen gjeografike të shqiptarëve, diku me shumë e diku më pak, me elemente të dallueshme nga vendi në vend, fisi në fis, krahina në krahinë etj, por të gjitha, rrënjët i kanë në të parët e lashtë të shqiptarëve.
Shqiptarët betoheshin në pemë-drunjë, i’u jepnin veti magjike mbrojtëse bimëve dhe drunjëve, i shenjtronin dhe i konsideronin si qenie të gjalla. Kulti i bimësisë ishte shumë më shumë i shprehur në ditë të shënuara në kalendarin popullor shqiptar, në rite pagane sic janë Shëngjergji apo Kryemoti, Mesvera, Riti i Buzmit ku në disa rajone kanë mbijetuar edhe sot. Për Shëngjergj shqiptarët zbukuronin shtëpitë, ahrit e bagëtive, hambarët e grurit dhe misrit me degë shelnje, lula shëngjergji edhe bimë tjera. Laheshin me ujë ku në të vendosnin poashtu me bimë, ku kjo larje bëhej me qëllim spastrimi dhe purifikimi për mbarësi në vjetin që po hyjnë. Vedosja e degëve të shelgjes nëpër dyert e shtëpisë, ahriv dhe hambarve bëhej për cilësi mbrojtëse, mbarësie dhe plleshmërie. Edhe në ritin e Buzmit rituali kryesor i ritit bëhej me drurin që më vonë ky rit u përvetësua dhe u kthye si rit i fesë krishtere.
‘’ ..a po bon sivjet a po t’prej?!’’ i thuhej pemës që për një ose dy vite nuk kishte sjellë shumë fruta. Zakonisht këtë veprim imitativ e bënte i zoti i shtëpisë kur shkonte të pema me sopate në dorë dhe i matej pemës kinse don ta presë duke i thënë ‘’..a po bon sivjet a po t’prejë?!’’, kjo ishte si një pyetje kërcënuese për pemën që të sjellë më shumë fryta. Por pse bëhej ky veprim i tillë, a dëgjonte pema?, cfarë tregon ky elemet i kulturës shqiptare që i ka mbijetuar kohës deri më sot?!
Duke ditur se anemizmi është një ndër mënyrat më të vjetra të besimit në popujt primitive, ku besohej se cdo gjë ka shpirt, mund të themi se edhe ky veprim që kemi përmendur na qon thellë në parahistori. Pra edhe ky veprim rrënjët i ka që në kohën kur besohej se pema ka shpirt, mundë të dëgjojë, mundë edhe mbrojë nga të ligat por në disa raste edhe të mallkojë nëse e dëmton ose bënë ndonjë veprim që e trazon.
Elemente të tilla kulturore ndër shqiptar hasim kudo, edhe pse shpesh herë të ndikuara nga shtresime të ndryshme kultuore që kanë bërë që shumë prej tyre të marrin ngjyrime kulturore fetare, duke u ndërlidhur me rite fetare si të krishtere por edhe islame, besime dhe bestytni të tilla nëse analizohen thellësisht na çojnë deri tek besimet më të lashta arkaike që në popullin shqiptar kanê mbijetuar dhe janë praktikuar, e që neve na japin dëshmi të pa mohueshme për lashtësinë shqiptare.
Shumë raste të tjera kemi kur nëpër shumë vende ndonjë trung i ndonjë peme u jepëshin veti të shenjëta ku ajo pemë nuk duhej prjetur ose demtuar, sepse po që se prehet ose dëmtohet atij përsoni i ndodh diçka e keqe. Shqiptarët ndjenin edhe dhimbshmëri për bimët dhe drunjët që rriteshin e lulzonin, kur në shumë raste edhe nëse një pemë ose bimë duhej hjekur për arsyje të ndryshme, në kohë pranvere nuk e preknin sepse thonin: ‘’..osht tu lulzu, kohë pranvere tash gjynah m’e pre..’’. Në kohën e vjeljeve të pemëve zakonisht fëmijëve u thuhej: ‘’..nukni e hani, po mos i theni degt’..’’.
Pra, shqiptarët nuk është që të gjitha këto veprime i bënin vetëm se pemët apo bimët i shihni si pjesë e bukur e natyrës ose vetëm që ishin të nevojshme për nevojat jetsore, por në shumë raste bimët dhe pemët konsideroheshin si diçka më shumë, në vetëdije ose në nënvetdijë ishin të ngulitura besimet dhe bestytnitë të përcjellura brez pas brezi si vlera të veçanta kulturore duke zbukuruar edhe më shumë kulturën shpirtrore por edhe materiale shqiptare. /InforCulture.info
Poezi për një portret që mbeti në gjysmë! Një portret u nis, por nuk…
U zbulua pas 60 vitesh kërkime, është rezultat i një mutacioni në ADN Ngjyra portokalli…
Zana Islami / Trungu&InforCulture.info 1 Mbani një peshë të shëndetshme – vetëm duke vepruar në…
Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…
Në vitin 1943, etnologët gjermanë Karl Christian von Loesch dhe Wilhelm E. Mühlmann botuan një…
Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…