Ky është qyteti më verior i SHBA, ndodhet në Alaskë dhe për 65 ditë nuk do të shohë më diellin. 4 mijë banorët e qytetit që më parë quhej Barrow, deri në 23 Janarin e vitit të ardhshëm do të qëndrojnë në errësirë, si çdo vit, në temperatura që në stinën e dimrit arrijnë deri në -45 gradë Celcius.
Gjithsesi gjatë kësaj kohe për 2 apo 3 orë në ditën, dielli arrin të lëshojë një ndriçim të lehtë, por pa u ngritur në horizont në asnjë moment. Ndërkohë që fenomeni i kundërt verifikohet në stinën e verës, kur dielli nuk perëndon për 2 muaj pa pushim dhe temperaturat janë rreth 15 gradë Celcius.
Veriu i Alaskës ndodhet në Rrethin Arktik dhe nga ky fenomen preken disa qytete, si Kaktovik, Point Hope dhe Anaktuvuk.
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…
Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…
Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…
Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…
Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…
Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…