Një vrimë e zezë e sapo zbuluar është fshehur në një grup që përmban mijëra yje në galaktikën tonë fqinje, e njohur si Large Maegellanic Cloud.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vrima e zezë është 160 mijë vite dritë larg nga Toka dhe është 11 herë më e madhe se masa e diellit tonë.
Astronomët e gjetën vrimën e zezë duke përdorur teleskopin shumë të madh të Observatorit Jugor Evropian në Kili dhe duke vëzhguar se si graviteti i vrimës së zezë ndikoi në lëvizjen e një ylli aty pranë, i cili është rreth pesë herë më i madh se masa e diellit tonë.
Është hera e parë që përdoret kjo mënyrë për të zbuluar një vrimë të zezë dhe mund të ndihmojë studiuesit të zbulojnë vrima të tjera të zeza të fshehura në galaktikën tonë të Rrugës së Qumështit dhe galaktika të tjera
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…