<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Zbulohet objekti më i ndritshëm i zbuluar ndonjëherë, ja ku është lokalizuar

Objekti më i ndritshëm i zbuluar ndonjëherë është lokalizuar në universin e largët.

Është bërthama e ndritshme e një galaktike që fuqizohet nga një vrimë e zezë gjigante rreth 17 miliardë herë më e madhe se masa e Diellit tonë.

I njohur si J0529-4351, fuqia e objektit u konfirmua në vëzhgimet nga teleskopi në Kili.

Shkencëtarët, duke raportuar në revistën “Nature Astronomy”, thonë se vrima e zezë ka një oreks të pangopur, duke konsumuar masën e barabartë me një Diell çdo ditë.

“Është për t’u habitur që ka mbetur i panjohur deri më sot, kur ne tashmë dimë rreth një milion kuazarë më pak mbresëlënës”, tha Christopher Onken, një nga astronomët nga Universiteti Kombëtar Australian.

Termi kuazar përdoret për të përshkruar një galaktikë me një bërthamë shumë aktive dhe energjike. Vrima e zezë në qendër të një galaktike të tillë po e tërheq lëndën drejt vetes me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Ndërsa ky material përshpejtohet rreth vrimës, ai copëtohet dhe lëshon një sasi të madhe drite, aq sa edhe një objekt aq i largët sa J0529-4351 është ende i dukshëm për ne.

Shkencëtarët e përfshirë thonë se energjia e emetuar e bën kuazarin mbi 500 trilionë herë më të shkëlqyeshëm se Dielli.

admin admin

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

24 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

1 day ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

1 day ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

3 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

4 days ago