Është zbuluar një vendbanim antik në brigjet e Liqenit të Ohrit i cili është mijëra vite më i vjetër nga sa mendohej më parë.
Mësohet se zbulimi është bërë nga një grup studiuesish zviceranë, të cilët kanë kryer datimin me radiokarbon të 800 shtyllave të drurit, të gjetura në fund të liqenit. Ata kanë arritur të hedhin poshtë pretendimet e mëparshme se ky vendbanim datonte në datonte në 1.000 pes.
Vendbanimi që ndodhet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka qenë i banuar nga mesi i Mijëvjeçarit të 5-të deri në Epokën e Bronzit (Mijëvjeçari i 2-të). Sipas studiuesve nga Universiteti i Bernës, datimi u bë i mundur për shkak se druri ishte i privuar nga oksigjeni nën ujë, duke i rezistuar algave apo erozionit bakterial. Nivele të tilla të ruajtjes janë gjetur më parë vetëm në rajonet alpine
Pranë drurëve që u morën për analizë, u gjetën edhe bimë të kultivuara.“Fermerët e parë në Europë jetuan këtu”, thonë studiuesit.
“Mbarështuesit e hershëm të bagëtisë dhe fermerët nga Anadolli arritën së pari në rajonin e Egjeut, veçanërisht në Greqinë veriore, dhe më pas në Evropën Qendrore përmes Italisë jugore dhe Ballkanit më shumë se 8,000 vjet më parë.”.
Studiuesit, të cilët e kryen kërkimin e tyre si pjesë e programit EXPLO të Këshillit Evropian të Kërkimit “Eksplorimi i dinamikës dhe shkaqeve të ndryshimit të përdorimit të tokës parahistorike në djepin e bujqësisë evropiane”.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…