<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zakoni i kërcitjes së qafës, sa është i rrezikshëm për trurin

Kërcitja e qafës është një veprim, që shumë njerëz e kanë shprehi. Ndonjëherë ky veprim vjen i përsëritur edhe në mënyrë të pavetëdijëshme si shenjë çlirimi të muskujve dhe kockave nga lodhja

Mjekët prej vitesh flasin kundër këtij procesi për shkak të dëmtimeve, që mund t’i shkaktojnë shtyllës kurrizore. Megjithëse kohët e fundit ka edhe një tjetër arsye se përse kërcitja e qafës mund të kthehet në një rrezik për jetën.

Në këtë artikull shpjegohet lidhja në mes të kërcitjes së qafës dhe sëmundjes së ishemisë.

Sa e rrezikshme mund të jetë kërcitja e qafës

Ekspertët thonë se ka një lidhje konkrete mes kërcitjes së vazhdueshme të qafës dhe goditjes në tru nga sëmundje si ishemia. Megjithëse mund të duket shumë e frikshme ky pohim duket se mund të jetë i vërtetë në disa raste. Forca e ushtruar gjatë kërcitjes së qafës mund të shkatërrojë venat e gjakut në atë zonë. Gjë që me shumë mundësi do të shkaktojë isheminë.

Sipas mjekëve neurologë këto raste janë ende në studim e sipër, por mund të jenë prezente për këdo. Kjo pasi në disa njerëz venat e gjakut mund të jenë pak me delikate se tek të tjerët gjë që i bën ato më të prirura për t’u shkatërruar kur kërcisni qafën. Kështu që kjo taktikë pavarsisht kënaqësisë dhe çlirimit, që mund t’ju japë nuk rekomandohet aspak nga mjekët.

Çfarë rekomandojnë mjekët
Sipas ekspertëve, për personat të cilët shfaqin shenja të një goditje në tru si dhimbje koke, marrjemendësh apo hasin turbullim të shikimit ky veprim nuk rekomandohet. Në rast se përjetoni dhimbje qafe mundohuni t’a relaksoni atë me lëvizje të lehta duke e rrotulluar qafën lehtësisht. Bëni masazh me duar apo kompresa të ngrohta në mënyrë që të çliroheni nga dhimbja dhe lodhja pa asnjë rrezik. Në këtë mënyrë që të eleminoni rrezikun e goditjes dhe dëmtimit në tru./

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

15 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

17 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

17 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago