<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

YouTube kufizon lajmet e rreme se koronavirusi shkaktohet nga rrjeti 5G

YouTube dhe platformat e tjera të mediave sociale janë duke ndërmarrë hapa për të kufizuar përhapjen e teorive të komplotit që lidhin rrejshëm rrjetet 5G dhe pandeminë koronavirus pas një serie sulmesh mbi kullat e telefonave mobilë.

Operatorët telefonikë thanë se ka pasur të paktën pesë raste të vandalëve që ndezin zjarr kullat në Britaninë e Madhe gjatë ditëve të kaluara.

Disa video në YouTube që pretendojnë një lidhje midis virusit dhe teknologjisë së re pa tela-super të shpejtë kanë grumbulluar qindra-mijëra shikime, transmeton KosovaPress.

Në një deklaratë të përbashkët, grupet e BT Group, Telefonica, O2, Vodafone dhe Three, në pronësi të CK Hutchison Holdings (CKHUY), thanë që pretendimet mbi 5G në asnjë mënyrë nuk janë të lidhura me pandeminë koronavirus.

“Jo vetëm që këto pretendime janë të pabaza, por ato janë të dëmshme për njerëzit dhe b izneset që mbështeten në vazhdimësinë e shërbimeve tona. Ata gjithashtu kanë çuar në abuzim të inxhinierëve tanë dhe në disa raste kanë parandaluar mirëmbajtjen thelbësore të rrjetit”, thanë operatorët e rrjetit celular në një deklaratë për media.

5G lejon përpunimin më të madh dhe të shpejtë të të dhënave, dhe shihet si një përbërës integral i teknologjive të reja të ndërlidhura siç janë automjetet e automatizuara dhe pajisjet inteligjente.

Por teoritë e rreme të komplotit që lidhen me lidhjen e 5G me koronavirusin e ri kanë qenë rreth e rrotull qëkur virusi u shfaq për herë të parë në Kinë. Nuk ka asnjë provë që lidh teknologjinë 5G dhe përhapjen e koronavirusit.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Facebook tha që kompania po merr masa “agresive” për të luftuar dezinformimin rreth virusit dhe “po fillon të heqë pretendimet e rreme të cilat lidhin teknologjinë Covid-19 me 5G” dhe që inkurajojnë sulmet ndaj kullave të telefonisë mobile.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

5 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

5 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago