Vitamina mbresëlënëse gjendet mes ushqimeve dhe është cilësuar shpesh si “superhero”. Ekspertët kundër plakjes e quajnë retinol, është i famshëm për shkëlqimin e lëkurës dhe veçanërisht atë poshtë syve. Por një studim nga shkolla mjekësore austriake, MediUni Vienna, thotë se tashmë vitamina A në të vërtetë mund funksionojë edhe për humbjen në peshë, veçanërisht kur moti bëhet më i ftohtë.
Studimi, i cili u botua në revistën shkencore, Metabolizmi Molekular, demonstron se vitamina A stimulon procesin e djegies së dhjamit.
Shkencëtarët e studimit, të udhëhequr nga Florian Kiefer, MD, PhD, nga Divizioni i Endokrinologjisë dhe Metabolizmit në MedUni Vjenë, vlerësuan nivelet e gjakut të personave që morën pjesë në eksperiment dhe ajo që vunë re ishte se ekspozimi ndaj të ftohtit stimulonte rishpërndarjen e vitaminës A nga mëlçia drejt indit yndyror duke nxitur djegien e tij.
Disa nga ushqimet që përmbajnë vitaminë A janë:
-Speci i kuq
-Spinaqi
-Mëlçia e viçit
-Patatet e ëmbla
-Akullorja
-Kungulli
-Karrota
*Eatthis
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…
Personat që vuajnë nga refluks gastroezofageal (GERD), gastriti, ulçera e stomakut, sëmundjet e rënda të…
Dhimbja shiatike përshkruan dhimbjen që përhapet nga mesi ose vithet drejt pjesës së…
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…