Elon Musk është aq i pasur, sa do të mjaftonte vetëm 2% e pasurisë së tij për t’i dhënë fund urisë në botë.
Të paktën kështu ka deklaruar për CNN, drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të Kombëve të Bashkuara, David Beasley.
“6 miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz që fjalë për fjalë do të vdesin nëse nuk u ndihmojmë. Nuk është e komplikuar” shtoi ai.
Sipas Bloomberg, vlera e shefit të Teslas, Elon Musk, është 289 miliardë dollar, që i bie se Beasley është duke kërkuar nga ai të dhurojë vetëm 2% të pasurisë së tij, transmeton IndeksOnline.
“Stuhia “perfekte” e një numër krizash, si ndryshimi klimatik dhe pandemia COVID-19, nënkupton që shumë kombe janë duke trokitur në derën e urisë”, ka thënë Beasley.
Sipas Programit Botëror të Ushqimit, 690 milionë njerëz nga e gjithë bota flenë me barkun bosh.
Rreth 22.8 milionë afganë janë në krizë ekzistenciale për ushqim, njejtë sikurse 5.2 milionë etiopezë, mijëra banorë në Guatemala, Honduras, Nikaragua dhe El Salvador.
Kontributi i individëve më të pasur në botë momentalisht, Elon Musk dhe Jeff Bezos, mund të ndikojnë në zvogëlim të dukshëm të kësaj krize, në mos zhdukje të saj, beson Beasley
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…