<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Varieteti më i rrallë i limonit në botë rritet në Shqipëri

Toka shqiptare është e bekuar në të mirat që ofron. Frutat e perimet më të shijshme, që nuk gjenden askund tjetër.

Bëhet fjalë për një lloj shumë të veçantë limoni, të cilin me siguri nuk e keni hasur më parë.

Njihet me emrin finger lime (limon gishti) ose caviar lime, dhe emrin latinisht e ka citrus australasica, kjo për shkak të prejardhjes nga Australia e largët.

Shpëtim Oseku, administrator i AgroIliria tregon për AgroWeb se brenda pak muajsh do të nisë kultivimi i këtij varieteti unik në Shqipëri.

Ai thotë se testet eksperimentale kanë dalë të suksesshme. Ndërkohë, Shqipëria është ndër të paktat vende në Mesdhe që po e kultivon këtë varietet të shumë kërkuar.

“Presim të vijë pranvera dhe do nisim kultivimin e plantacioneve të para. Aktualisht ne kemi zhvilluar fazën eksperimentale, e cila ka rezultuar me sukses pasi fidanët që mbollëm lëshuan frutat e pritura të këtyre limonave të rrallë.

Synojmë tregun vendas por patjetër edhe tregun e huaj. Finger lime, është një produkt që kërkohet shumë në botë, pasi me të përgatitet haviari një nga produktet më të shtrenjta në botë.” shprehet Shpëtim Oseku.

Ndër produktet më të shtrenjta në botë

Ky varitet unik limoni vjen në formëvtë stërgjatur ka një aromë shpërthyese fantastike, të freskët pak a shumë si mentja.

Ka shijen e thartë të limonit tipik bashkuar edhe me aromën tipike të barishteve. Tuli i këtij limoni përmban disa kokërriza të vogla të njohura si perlat e vogla të limonave gisht, ato janë të forta, me lëng brenda në momentin kur konsumohen shpërthejnë në një aromë fantastike.

Dallimi me limonat tradicionalë është se ky lloj limoni nuk shtrydhet.

Ai pritet në mes dhe kokërrizat e tij konsumohen. Gjithashtu këto kokrriza përdoren edhe në receta të ndryshme gatimesh dhe janë ndër përbërësit më të kërkuar të shefave më preztigjioze të kluzhinës në botë.

Ky limon përdoret edhe për përgatitjen e një prej produkteve më të shtrenjta në botë, havjarit./AgroWeb

InForCulture

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

22 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

23 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

23 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

3 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

4 days ago