<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Varianti Delta, bie efektiviteti i vaksinave pas 3 muajsh

Sipas një studimi nga ekspertë të Universitetit të Oksfordit mbrojtja nga vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca reduktohet brenda 3 muajsh.

Gjithashtu sipas studimit personat e vaksinuar me këto dy vaksina mund të jenë më të rrezikuar nëse infektohen me Delta sesa variantet e tjera.

Studimi, i bazuar në më shumë se tre milionë mostra të marra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, theksoi se 90 ditë pas dozës së dytë, efektiviteti i vaksinës Pfizer / BioNTech u ul në 75% dhe efektiviteti i AstraZeneca u ul në  61% .

Dy javë pas dozës së dytë, efektiviteti i tyre ishte përkatësisht 85% dhe 68%. Reduktimi i efektivitetit është më i lartë tek personat mbi 35 vjeç tek të rinjtë.

Ngarkesa virale

Duke theksuar rrezikun në rritje për shkak të variantit Delta, studiuesit vunë në dukje se ata që ishin infektuar pavarësisht se ishin vaksinuar plotësisht kishin tendencë të kishin një ngarkesë virale të ngjashme me atë të të pavaksinuarve.

Gjetjet e shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit në përgjithësi janë në përputhje me analizën e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shërbimi kryesor federal i shëndetit publik amerikan, dhe po publikohen në një kohë kur Uashingtoni ka njoftuar se do të rrisë dozat e vaksinave  për shkak të rritjes së infeksioneve të variantit Delta.

Qeveria e Joe Biden ka cituar të dhëna që tregojnë se mbrojtja e ofruar nga vaksinat  bie me kalimin e kohës. Pfizer ka pranuar se efektiviteti i  vaksinës reduktohet  me kalimin e kohës.

Ky hulumtim, i cili është ende duke u vlerësuar nga kolegët dhe botuar në një përmbledhje shkencore, duket se konfirmon dhe nënvizon shqetësimin e shkencëtarëve për variantin Delta, i cili u identifikua fillimisht në Indi dhe mund të infektojë personat e vaksinuar plotësisht.

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

6 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

7 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

7 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago