Revista prestigjioze “Forbes”, në një artikull për vendet e Ballkanit ka renditur pesë bukuritë natyrore që duhen vizituar, mes të cilave dhe Valbonën.
Revista veçon fshatrat karakteristikë, që ndodhen përgjatë gjithë Luginës së Valbonës si dhe biodiversitetin e pasur të zonës.
“…Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia deri në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht e njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egra dhe rrëqebuj, që të gjithë e quajnë këtë park shtëpinë e tyre“, shkruhet në artikull.
“Forbes” rendit më tej Parkun Kombëtar të Unës në Bosnje-Hercegovinë, Parkun Kombëtar të Pirinit në Bullgari dhe Liqenin e Kerkinit në Greqi.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…