Djegësira shfaqet kur thartira nga lukthi kthehet mbrapsht në ezofag.
– Zakonisht kur përpini, muskuli në fund të ezofagut, quajtur me emrin sfinkter përkohësisht hapet për të mundësuar kalimin e ushqimit në lukthin tuaj.
Nëse ky muskul dobësohet, thartira e lukthit mund të kthehet në ezofagun tuaj, duke shkaktuar ndjenjën e djegies – thotë mjekja Jaime Schehr, transmeton Telegrafi.
Kur është fjala për uthullën e mollës si ilaç, mjeku i mjekësisë funksionale, Elroy Vojdani, konstaton që përdorimi i uthullës së mollës për pengimin e djegësirës varet nga ajo se cili është burimi i djegësirës. Për shembull, nëse dikush prodhon tepër thartirë lukthi dhe ka muskul të dobët ezofagu, me siguri thartira do t’i shkojë në fyt.
– Pra, nëse merrni më shumë thartirë në atë ambient, përkatësisht uthull molle, djegësira do të përkeqësohet – thekson Vojdani.
Mirëpo, për njerëzit të cilët nuk prodhojmë mjaftueshëm thartirë lukthi, “ushqimi do të shkojë në lukth, por nuk do të zbërthehet në tërësi”, shpjegon mjekja e klinikës nutritive Brooke Scheller.
“Kjo shkakton fermentim dhe prodhim të gazit i cili vepron si thartirë e tepërt, por ajo në të vërtetë ndodh për shkak të mungesës së saj”.
Nëse dikush me ndihmën e mjekut ka konstatuar që djegësira përfundimisht i shkakton thartirë tepër të vogël, thartira e uthullës së mollës mund t’i ndihmojë
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…