Punëtorët e rrjetit social, Twitter, janë urdhëruar të punojnë nga shtëpitë e tyre, pas shqetësimeve për Coronavirus.
Pasi e kanë rekomanduar fuqishëm në fillim të këtij muaji, kompania Twitter kanë thënë sot se puna prej shtëpisë është obligative për të gjithë punëtorët në mbarë botën, për shkak të shqetësimeve për COVID-19.
Në lajmërimin e tyre, kompania kanë thënë se këto janë kohë të paprecedentë, përcjell Gazeta Express.
Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar zyrtarisht që virusi me emrin ‘Coronavirus’ është pandemi, gjatë ditës së djeshme.
Kompania ka thënë se do t’i ndihmojë të gjithë punëtorër, duke përfshirë edhe ata që punojnë me orar dhe ata të kontraktuarit, që të mbulojnë shpenzimet për të bërë ambient për punë në shtëpitë të tyre.
Twitter gjithashtu ka thënë se do të mbulojë shpenzimet shtesë të ditës që prindërit mund të kenë për fëmijët e tyre, pasi çerdhet janë mbyllur.
Disa kompani të tjera shumë të mëdha, si Amazon, Box e Lyft, e knaë implementuar punën nga shtëoia ndërsa shumë evente të mëdha janë anuluar ose po mbahen pjesërisht online.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…