Mizat “zukatëse”, të cilat fluturojnë mbi kokat tona mund të jenë shumë irrituese.
Veç kësaj, prania e tyre në shtëpitë tona mund të jetë rrezik për shëndetin, duke pasur parasysh që ato mund të bartin rreth një milion baktere me këmbët e tyre të mbuluara me qime të vogla.
Mu për këtë, është me rëndësi t’i përzëmë nga ushqimi dhe të shmangim të hamë atë pjesë ushqimi në të cilën kanë rënë mizat.
Edhe pse mund të tingëllojë shumë drastike, kini parasysh që miza mund të bartë baktere të rrezikshme, si p.sh. shkaktarin e tifosë, diarresë, kolerës…
Qesja me ujë
Njëra ndër mënyrat më të thjeshta dhe sipas shumicës më e efektshme për të penguar që në shtëpinë tuaj të fluturojnë mizat është që të mbushni një qese të zakonshme të tejdukshme me ujë të pastër.
Mbusheni deri në gjysmë dhe lidheni fort.
Vareni para derës apo në dritare të cilën e mbani të hapur, por që nuk ka rrjetë mbrojtëse për pengimin e hyrjes së mizave në shtëpinë tuaj.
Për shkak të strukturës së syve të tyre, qeset e pastra të mbushura me ujë, mizave u duken si rrjetë merimange andaj nuk u afrohen.
Thuhet edhe që qesja me ujë i dezorienton mizat dhe u krijon një iluzion të pashpjegueshëm i cili i mban sa më larg.
Sidoqoftë, është me rëndësi që kjo ka efekt…
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…