Një nënë nga India ka ndjekur një leopard për afro një milje, duke luftuar me të në tentim që ta shpëtojë të birin e saj 8-vjeçar.
Gruaja e identifikuar si Kiran Baiga, ishte duke punuar rreth orës 19:00 në pasditen e 28 nëntorit, kur leopardi “rrëmbeu” djaloshin Rahul që po qëndronte ulur shumë afër saj.
Kur pa se leopardi po ikte, ajo i vu pas dhe e ndoqi mbi një milje. Siç raporton Granthshala India, Baiga e goditi leopardin me shkop derisa ia lëshoi të birin. Aty leopardi iu vërsul Baigas dhe ajo kapi shkopin me të cilin e shtyu.
Aty i dolën në ndihmë banorët e tjerë, e leopardi iku në pyll. Megjithatë Baiga humbi vetëdijen dhe kur u zgjua pa veten se kishte përfunduar në spital.
Si pasojë e sulmit, Baiga dhe i biri i saj kishin pësuar lëndime, por pas trajtimit rimorën veten.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…