<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: ART

Tre librat shqiptarë që u kthyen në filma të mirënjohur

Kinematografia ka ecur përkrah literaturës, edhe pse thuhet shpesh se ‘Filmat nuk janë po aq të mirë sa librat.

Librat shqiptarë që u kthyen në filma, të mirënjohur edhe ndërkombëtarisht, lista:

Filmi ‘Përse bie kjo daulle’  E para vepër që u kthye në një film artistik ishte romani ‘Dasma’ e Ismail Kadaresë. Në vitin 1969, rregjizori Pirro Milkani përdori romanin e Kadaresë si subjekt të filmit ‘Përse bie kjo daulle’.

Filmi rrëfen historinë e dashurisë së Kaltrinës dhe Xhavitit. Dy të rinjtë punonin si vullnetarë në ndërtimin e një hekurudhe dhe bien në dashuri. Pas njëfarë kohe vendosin të martohen edhe pse i ati i vajzës e kishte fejuar vajzën pa dëshirën e saj me dikë tjetër. I ati i vajzës, i cili ishte malësor, nuk mund ta pranonte martesën. Ndaj, shkon në ceremoninë e dasmës për të vrarë të bijën…Libri, gjatë asaj kohe mori famë dhe u radiodramatizua nga BBC në Londër me titullin ‘Dasma dhe Fantazma’.

‘Përrallë nga e kaluara’ – Vepra e paharrueshme e shkrimtarit karizmatik Andon Zako Cajupi, ‘14 Vjeç Dhëndër’ u kthye në film fale rregjizurës së Dhimitër Anagnostit. Filmi u titullua ‘Përrallë nga e kaluara’ në vitin 1987. Libra të tillë si të Çajupit janë të rrallë.

Edhe sot mbetet një nga fimat më të dashur të të gjitha kohërave për shqiptarët. Historinë e filmit nuk po jua shtjellojmë pasi jemi të bindur që e dini tashmë. Filmi u nderua me çmimin ‘Aleksandër Moisiu’ në vitin 1988 për skenarin. Ndërsa në vitin 1990 mori çmim të dytë në Festivalin e 8 të Filmit Artistik Shqiptar. Filmi mori edhe një çmim të dytë në Festivalin Ndërkombëtar të filmit të Europës Lindore në Bondy, Francë, 1990.

‘Parrullat’ – Një tjetër libër që u kthye në një nga filmat më të vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. ‘Parrullat’ u realizua si film nga rregjizori Gjergj Xhuvani, me ndihmën e shkrimtarit Ylljet Alicka. Filmi u realizua në fakt më herët se sa botimi i librit. Në vitin 2001 filmi ndërsa në 2006-ën libri.

Ngjarja përfshin brënda sigurisht edhe një histori dashurie. Ngjarjet zhvillohen në vitet e diktaturës komuniste, në një shkollë fshati. Të gjithë si nxënës dhe mësues ishin të detyruar t’u bindeshin urdhrave që vinin nga lart për të vendosur parrrulla me gurë nëpër kodra. Filmi mori pjesë në Festivalin e Venecias, të Bratislavës, Festivalin e Kanës, të Cotbus-it e deri në Tokio, ku u vlerësua me disa çmime.

Rruga Press

InForCulture

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

4 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

4 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago