Sipas Daily Mail, studentët e Institutit të Teknologjisë së Miçiganit kanë krijuar një iluzion optik që është edhe një test për të evidentuar problemet me shikimin.
Pra nëse shikoni Marilyn Monroe në foto, në një distancë prej 30 centimetrash atëherë keni nevojë për syze dhe nëse shikoni Albert Ajnshtajn jeni mirë me shikimin.
Çmenduri apo jo?
ASAP Science e shpjegoi kështu:
Në varësi se sa të zotë jeni të përqëndroheni apo të dalloni kontrastin, sytë tuaj do të zgjedhin të shohin vetëm detajet. Nga afër shikohen apo përzgjidhen detaje të qarta si mustaqet apo rrudhat e Ajnshtajnit, por teksa distance rritet ose nëse shikimi juaj është i dobët duke krijuar një pamje të zbehtë në pamje të parë, aftësia për të dalluar detajet dobësohet.
Sigurisht që vizita tek okulisti është ajo që e përcakton më mirë problemin me shikimin, por disa persona e kanë provuar ta shohin foton me syzet e tyre optike dhe pa ato dhe…funksionon.
Ju çfarë shihni?
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…