<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Teleskopi Hapësinor Hubble fotografoi galaktikën “Little Sombrero”

Observatori legjendar orbital, Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s, ka bërë një fotografi të re të galaktikës “Little Sombrero”.

Në muajin qershor të vitit 2021, gjërat nuk dukeshin mirë sipas Hubble, një teleskop që është bërë sinonim i NASA-s. Agjencia hapësinore amerikane ka bërë të ditur se të dy teleskopët kompjuterë, kryesori dhe ndihmësi, kanë probleme të mëdha, por kjo nuk është e gjitha.

Teleskopi ka pasur disa situata jashtëzakonisht të rrezikshme vitet e fundit, ku operatorët kanë pyetur veten nëse i ka ardhur fundi. Kjo pyetje mbështetet nga fakti se Hubble ka qenë funksional për më shumë se 30 vjet dhe ka krijuar histori me vëzhgimet të hapësirës.

Pajisja filloi të shfaqte shenja të moshës për shkak të një sërë problemesh teknike që ndërprenë operacionet dhe shkencëtarët ngritën duar prej tij. Megjithatë, pasoi një befasi e këndshme, pasi Hubble legjendar bëri një fotografi magjepsëse të një galaktike me një vrimë të zezë aktive dhe tenda masive pluhuri të errët.

Hubble vazhdon të lërë përshtypje, kështu që bëri një fotografi tjetër të një galaktike të quajtur Sombrero i Vogël i njohur si NGC 7814 ose Caldwell 43. Galaktika u emërua pas një kapele meksikane që të kujton pamjen e saj

Galaktika është rreth 40 milionë vite dritë nga Toka dhe ka gjerësi prej 80 mijë vite drite ndërsa është e vjetër miliarda vjet. Fotoja e “Little Sombrero” tregon një “fryrje qendrore” me shkëlqim, një disk të hollë plot pluhur dhe një aureolë me shkëlqim gazi dhe yjesh.

Por nuk është e vetmja galaktikë e emërtuar sipas kapelës, sepse ekziston edhe galaktika Sombrero, e cila është 28 milionë vite dritë nga Toka. Duket më e madhe se Sombrero e Vogël, por në fakt është e ngjashme, pothuajse e njëjta madhësi, por Sombrero duket më e madhe sepse është më afër planetit tonë.

Duhet të presim dhe të shohim se çfarë befasi tjetër ka për ne Hubble. 

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

1 day ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

1 day ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

1 day ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 days ago