<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Substancat kancerogjene që kemi në shtëpi

Shtëpi plot me substanca të ndryshme, mes të cilave shumë janë kancerogjene dhe të pranishme te mobiljet, larësit, pjatat, bojërat. Substanca kimike si alumini të përdorura si konservues në produktet kozmetike dhe shampot. Për të mos folur për faktorët e mjedisit, si rrezatimi dhe ndotja e ajrit.

Kjo është shtepi pastrimjeta e përditshme për shumicën e njerëzve të rrethuar nga “helme të fshehura” që mund të rëndojnë situatën dhe t’i bëjnë më të prekur nga sëmundjet kanceroze.

Një libër i shkruar nga një mjek i cili u prek nga tumori në vitin 2010 dhe luftoi e fitoi kundër tij, jep mënyrën se si mund të përballohet kanceri, duke i bashkangjitur ilaçet, ushqimin e duhur, aktivitetin fizik, shumë gjumë, por edhe meditimin dhe kontrollin e emocioneve dhe stresit që prodhon dy kancerogjenë si kortizoli dhe adrenalina.

Panorama plotësohet me ushqimet që duhet të evitohen apo preferohen: I duhet thënë po agrumeve, çokollatës, peshkut, mollëve, frutave të pyllit, pjeshkave, brokolit, farave, qepës, vajit të ullirit, shafranit të Indisë dhe çajit jeshil. I duhet thënë jo mishit të kuq, sheqernave, qumështit, gjalpit dhe margarinës, produkteve të përpunuara, ushqimeve të pjekura.

Duhen konsumuar ushqimet e papërpunuara, ushqimet në avull, jo të skuqura, jo në mikrovalë dhe jo në zgarë.

Megjithatë, sipas autorit, kanë shumë rëndësi enët e gatimit dhe të ruajtjes. Për shembull, tenxheret me presion, si dhe pjekjet në furrë në temperatura të larta, favorizojnë humbjen e substancave ushqyese dhe prodhimin e substancave toksike.

I duhet thënë jo teflonit (përbërësit që gjendet në tiganët jongjitës), aluminit dhe plastikës, i duhet thënë po qeramikës, qelqit dhe silikonit.

Por mjeku e sheh shtëpinë 360 gradë, kështu që nuk lë pa përmendur rrezikun e aromatikëve kancerogjenë apo të përbërësve alkifenolë që gjenden tek larësit dhe që favorizojnë shkumën, por ndryshojnë ekuilibrin hormonal. Për të mos folur më pas për insekticidet e përdorura kundër mizave apo mushkonjave me të cilat mbushim shtëpinë gjatë verës./

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

12 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

14 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

14 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago