<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Studiuesit amerikanë gjejnë mënyrë për të lexuar letra historike të vulosura

Një grup studiuesish në SHBA kanë gjetur një metodë për të hapur dhe lexuar letra historike të vulosura, tha dje në një deklaratë Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT), transmeton Anadolu Agency (AA).

Metoda përfshin një algoritëm të njësimit të automatizuar të kompjuterit i cili përdoret për të lexuar një letër të pahapur nga Evropa e hershme moderne pa i thyer vulën ose dëmtuar atë në asnjë mënyrë, tha Instituti.

Meqenëse dërguesit e letrave të tilla i kishin mbyllur ato duke përdorur metodën e quajtur “bllokimi i letrave”, palosja dhe sigurimi i letrës për t’u bërë zarfi i saj, shqyrtimi i përmbajtjes së tyre pa ndonjë dëm konsiderohet një përparim i madh në studimin e dokumenteve historike, shtoi Instituti.

“Mbyllja e letrave ishte një aktivitet i përditshëm për shekuj, përtej kulturave, kufijve dhe klasave shoqërore”, tha Jana Dambrogio, konservatorja e Thomas F. Peterson në Bibliotekat e MIT.

“Ai luan një rol integral në historinë e sistemeve të fshehtësisë si lidhja që mungon midis teknikave të sigurisë së komunikimeve fizike nga bota antike dhe kriptografisë moderne dixhitale. Ky hulumtim na çon m’u në zemër të një letre të mbyllur”, shtoi ajo.

Algoritmi u zhvillua nga Amanda Ghassaei, inxhiniere kërkimore në Adobe Research dhe Holly Jackson, e cila është një studente universitare në inxhinieri elektrike dhe shkenca kompjuterike në MIT.

Metoda e tyre përdor një analizë gjeometrike plotësisht 3D pasi shpalosja virtuale gjeneron rindërtime 2D dhe 3D të shkronjave në gjendje të palosur dhe të sheshtë, përveç imazheve të sipërfaqeve të shkrimit të letrave dhe modeleve të rrudhave, sipas MIT.

“Algoritmi përfundon duke bërë një punë mbresëlënëse në ndarjen e shtresave të letrës, megjithë hollësinë e tyre ekstreme dhe boshllëqet e vogla midis tyre, ndonjëherë më pak se rezolucioni i skanimit”, theksoi Erik Demaine, profesor i shkencave kompjuterike në MIT. /voal.ch

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

19 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

19 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

19 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

3 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

4 days ago