<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Studimi i fundit: Akullnajat po tkurren me shpejtësi të madhe

Akullnajat po tkurren me shpejtësi të madhe, ka konfirmuar një studim i ri.

Nga viti 2000 deri në 2019, akullnajat në botë humbën mesatarisht 267 miliardë ton akull çdo vit – mjaftueshëm për të zhytur të gjithë sipërfaqen e Zvicrës nën gjashtë metra ujë, tha studimi.

Shkalla e humbjes së akullit është rritur me rreth 30 për qind gjatë 20 viteve të fundit, sugjeron studimi, transmeton Indeksonline.

Gjetjet sugjerojnë se akullnajat kanë humbur rreth 4 deri në 5 për qind të vëllimit të tyre të përgjithshëm në 20 vitet e fundit, tha autori kryesor i studimit për The Independent.

Sidoqoftë, disa akullnaja janë duke u shkrirë shumë më shpejt se sa të tjerat, shtoi ai. Për shembull, akullnajat në Alpet Evropiane kanë humbur rreth 30 për qind të vëllimit të tyre të përgjithshëm në dy dekadat e fundit.

Shkencëtarët gjithashtu përdorën të dhënat e tyre për të vlerësuar se si humbja e akullit mund të kontribuojë në rritjen globale të detit, e cila paraqet një kërcënim të madh për popullatat e vogla ishullore dhe bregdetare.

Rezultatet tregojnë se humbja e akullit nga akullnajat bëri që nivelet globale të detit të rriteshin me 0.74 mm çdo vit midis 2000 dhe 2019.

“Rezultatet e tyre tregojnë, që nuk duhet të jetë befasi për askënd, se humbja e masës së akullnajave në të gjithë botën është përshpejtuar gjatë dy dekadave të fundit në përgjigje të një planeti që po ngroh”, tha ai./

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

13 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

14 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

15 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago