Ferman i Sulltan Bajazitit II për Iljaz Imrahor Evel beun, 1496.“Beut të Sanxhakut të Janinës, Iljazit, këtij i vazhdoftë naltësia, i jap mylk katundet Panarit dhe Treskë”. Kështu fillon i pari nga katër fermanet që lëshon Sulltan Bajaziti II mes viteve 1496 – 1503 në dobi të Iljaz Imrahor Evel beut, kryestallierit të tij, me origjinë nga Panariti i Korçës. Përmes katër fermaneve, të cilët ruhen në AQSh, Bajaziti II i dhuroi Iljaz beut fshatrat Peshkëpi, Leshnjë, Vithkuq, Boboshticë, Panarit, Treskë dhe Trebickë. Në territorin e fshatit Peshkëpi Iliaz beu shndërroi kishën e vjetër të xhami, ndërtoi pazarin dhe hamamin. Këta elementë thelbësorë të urbanistikës osmane, të cilët më pas u zgjeruan në lagjet Varosh dhe Kasaba, shënuan fillimet osmane të qytetit të Korçës. Foto: AQSh.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…