Mushkonjat janë të bezdisshme dhe shfaqen në periudhën kur temperaturat nisin të rriten.
Ato përpos që janë irrituese, shkaktojnë edhe dëme sidomos nëse pickojnë mund të shkaktojnë infektim në trupin e njeriut.
Roboti virtual, ChatGPT, i ka katër rekomandime për t’i shmangur mushkonjat nga shtëpia.
Përdorimi i rrjetës
Vendosni rrjetë të zezë në dyert e shtëpive dhe në dritare në mënyrë që mushkonjat dhe insektet e tjera të mos futen në shtëpi.
Por, sigurohuni që rrjetat të jenë të mbyllura mirë dhe pa vrima.
Përdorimi i vajrave
Vajrat si ajo e livandës, eukaliptusit, limonit dhe i mentës janë të njohura për aftësinë e largimit të mushkonjave. Ju mund ta spërkatni shtëpinë, hyrjet, dyert, dritaret dhe pjesët e ekspozuara dhe në këtë mënyrë pamundësohet futja e mushkonjave ose e insekteve.
Largoni ujërat që kanë qëndruar gjatë
Ujërat që kanë qëndruar gjatë në shtëpi, si në enë të ushqimit ose në vazo të luleve mund të bëhen vende të përshtatshme për mushkonjat. Sigurohuni që ujin e keni larguar dhe hapësirën e keni pastruar me ujë dhe me dezinfektues. Kjo do t’ua mundësojë që t’i mbani larg ato.
Përdorimi i pajisjeve elektronike
Pajisjet ultrasonike që lëshojnë zëra me frekuenca të larta mund të jenë efektive në largimin e mushkonjave. Gjithashtu, edhe llambat me dritë ultravioletë mund të jenë të efektshme.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…