Qepa është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje shqiptare.
Përdorimet e saj në kuzhinë dhe në mjekësinë popullore janë të larmishme.
Qepa rekomandohet kundër disa sëmundjeve dhe problemeve, ndër të cilat edhe artriti.
Ky i fundit manifestohet me inflamacion dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve duke ndikuar ndjeshëm në lëvizshmërinë e njeriut.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 6 përfitimet më të mira që ofron qepa kundër artritit.
Qepët janë të pasura me kuercetinë, një flavonol që lufton ashpër inflamacionin.
Studimet kanë treguar se kuercetina zbut ndjeshëm simptomat e artritit dhe të reumatizmës, sidomos nëse konsumohet afatgjatë.
Qepa është shumë e pasur me antioksidantë.
Këta të fundit ndihmojnë në eliminimin e stresit oksidues që dëmton kyçet dhe nyjet dhe nxit shpërndarjen e inflamacionit në organizëm.
Për më tepër, antioksidantët ndihmojnë në forcimin e sistemit mbrojtës të trupit ndaj inflamacionit.
Qepët përmbajnë edhe shumë vitaminë C e cila lufton radikalet e lira në organizëm.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=224&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se konsumi i rregullt i qepëve mund të zbusë ose eliminojë infeksionet e ndryshme të kyçeve dhe nyjeve që shpërndahen si pasojë e inflamacionit.
Kjo është kryesisht e rekomandueshme për njerëzit që planifikojnë të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale në kyçe.
Ekspertët thonë se konsumi i qepëve të pasura me antioksidantë dhe vitamina shmang degjenerimin e kërceve dhe nxit riparimin e tyre.
Falë antioksidantëve, qepa mbron shëndetin e kyçeve dhe nyjeve dhe shmang dëmtimin e tepruar të tyre.
Medikamentet që përdorin pacientët që vuajnë nga artriti shpesh ankohen për probleme me stomakun dhe komplikacione të ngjashme.
Antioksidantët tek qepa zvogëlojnë sasinë e sekretuar të acidit gastrik dhe shmangin formimin e ulçerës.
Për më tepër, pacientët që vuajnë nga artriti, përballen me rrezikun në rritje të aterosklerozës.
Lëngu i qepës dhe qepa në përgjithësi arrin të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit të keq dhe të mbrojë shëndetin e zemrës
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…