<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Si të Largoni Njollat e Shegës nga Rrobat Tuaja

 

Shega njihet si një nga frutat më të shëndetshëm për organizmin e njeriut.

Kokrrat e saj si rubinë të kuq, janë thesare që duhen nxjerrë nëpërmjet disa teknikave të caktuara.

Nëse nuk tregoni kujdes në hapjen e shegës, me siguri do të keni njolla në duar e në rroba që pastrohen me vështirësi.

Si Të Hiqni Njollat e Lëngut Të Shegës Nga Rrobat Me Sodën e Bukës

Çelësi i suksesit të pastrimit të rrobave nga lëngu i shegës është që të reagoni menjëherë.

Sa më shumë që të qëndrojë lëngu në copën e rrobës, aq më e vështirë, në mos e pamundur, do të jetë pastrimi i saj.

Përzieni treçerek gote uji të nxehtë me një lugë gjelle me sodë buke, ose më shumë në varësi të njollës.

Vendoseni rrobën në një legen dhe sigurohuni që njolla të jetë e mbuluar nga tretësira e sodës së bukës. Mbajeni njollën të mbuluar nga tretësirapër të paktën 15 minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe lëreni rrobën të thahet.

 

Uthulla e Bardhë

Për heqjen e njollës së shegës mund të përdorni edhe uthullën e bardhë.

Në një enë qelqi ose plastike përzieni ujë të ftohtë, një lugë çaji me larës të lëngshëm dhe më pas lageni një napë pambuku dhe fërkoni njollën sa më shumë deri sa pjesa më e madhe të pastrohet.

Më pas, merrni një leckë të thatë, lageni bollshëm me uthull të bardhë dhe fërkojeni në mënyrë rrethore.

Zona e njollës do të vishet me shkumë dhe duhet ta pastroni atë deri në fund me ujë të pastër që mos të ngelet gjurmë larësi apo uthulle.

Kini parasysh që njollat e shegës nuk hiqen dot nëse nuk reagoni që në sekondat e para të njollës.

Një substancë tjetër që mund të përdorni për pastrim është lëngu i limonit.

Zbardhuesit janë të rrezikshëm dhe nuk duhen përdorur në rroba ose në tapete sepse mund t’i dëmtojnë ato pa mundësi rregullimi.

admin admin

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

1 day ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

1 day ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

2 days ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

2 days ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

2 days ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

6 days ago