<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si të heqim njollat e mykut në mure dhe tavanet e shtëpisë

E keni vënë re që nëse e mbani shtëpinë mbyllur për disa kohë, befas shfaqen disa njolla të shëmtuara myku në mure, tavan, shpeshherë dhe në parket të cilat duken se shumëfishohen me shpejtësinë e rritjes së kërpudhave pas shiut. Lagështira dhe mungesa e ajrimit të përditshëm janë dy prej arsyeve kryesore që çojnë në shfaqjen e mykut, një problem i cili përveç se estetik rrezikon edhe shëndetin duke ju krijuar probleme me frymëmarrjen dhe alergjinë. Ju propozojmë dy mënyra të shpejta dhe praktike që elminojnë mykun nga muret e shtëpisë pa qenë nevoja të përdorni kimikate.

Uthull e bardhë rrushi

Mënyra më e thjeshtë dhe ekonomike për të hequr mykun nga muret e shtëpisë është uthulla e bardhë e rrushit. Ky produkt ka në përmbajtjen e tij substanca antibakteriale dhe antimykotike që e bëjnë më të lehtë eleminimin e njollave të mykut jo vetëm në mur, por edhe në parket. Merrni 2-3 gota uthull dhe shtojini në një shishe në formë sprucatori. Sprucojeni në mur dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Më pas fërkoni murin me ndihmën e një sfungjeri. Përsëriteni këtë veprim derisa njollat të zhduken plotësisht.

Ujë i oksigjenuar

Në përgjithësi uji i oksigjenuar përdoret për të dezinfektuar plagët, por ju mund ta përdorni edhe në pastrimin e shtëpisë pasi ky produkt ka veti antibakeriale dhe fuqi zbardhuese. Në një enë shtoni dy gota ujë të nxehtë dhe një gotë me ujë të oksigjenuar. Lagni murin me këtë përzierje dhe lëreni të veprojë për një orë. Më pas fërkojeni me ndihmën e një furçe dhëmbësh me qime relativisht të fortë ose sfungjer. Shpëlajeni me ujë dhe kontrolloni nëse pastrimi është bërë ashtu siç duhej. Në të vërtetë nuk keni nevojë ta kontrolloni pasi rezultati është mëse i dukshëm./ living

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

12 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

14 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

14 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago