<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si ta përdorni vajin e ullirit për t’u nxirë gjatë verës pa u djegur

Lakmia për të pasur një trup të nxirë sidomos gjatë kohës së verës i shtyn njerëzit që të përdorin produkte të ndryshme e që shpesh herë mund të jenë të dëmshme për lëkurën apo edhe shëndetin e njeriut.

Një nga produktet që shërben më së miri si vaj nxirës dhe zbutës për lëkurën është vaji i ullirit.

Ai është fantastik për nxirje sepse përthith nxehtësinë e diellit.

Si Të Përdorni Vajin e Ullirit Për Nxirje

Vaji më i mirë për nxirje është padyshim ai ekstra i virgjër.

Vajrat e tjerë të industrializuar të ullirit përmbajnë substanca artificiale që nuk janë të përshtatshme për lëkurën dhe nuk ofrojnë nxirjen e dëshiruar por djegien e lëkurës.

Për aplikimin e tij, ekspertët këshillojnë përdorimin e një nape apo peshqiri të hollë të cilin duhet ta lagni me vaj ulliri dhe më pas me të të lyeni të gjithë trupin, përfshirë fytyrën.

Qëndroni 30 minuta në diell dhe më pas lyeni pjesën e mbrapme të trupit dhe qëndroni përmbys për 30 minuta të tjera.

Kjo kohë është mëse e mjaftueshme për një nxirje të shëndetshme të lëkurës.

Nxirja e lëkurës që përfitohet nga vaji ekstra i virgjër i ullirit është më e thellë dhe përfitohet në një kohë të shkurtër.

Rreziqet e Përdorimit të Vajit të Ullirit Për Nxirje
Nëse ju përdorni një sasi të madhe të vajit të ullirit direkt në lëkurë, kjo e fundit do ta ketë të vështirë ta përthithë plotësisht.

Në lëkurë do të krijohet një shtresë e trashë e cila do të përthithë pluhura që më pas shkaktojnë puçra dhe akne.

Njerëzit që kanë lëkurë të yndyrshme nuk duhet të përdorin vaj ulliri në lëkurë sepse mund të nxisë më tej prodhimin e yndyrës duke shkaktuar kruarje dhe skuqje të lëkurës.

Mos e përdorni kurrë vajin e ullirit dhe as vajra të tjerë tek fëmijët dhe të miturit kur ekspozohen në diell sepse mund të shkaktojnë alergji dhe irritime të lëkurës.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

13 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

15 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

15 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago