<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Si ndikon aspirina në organizëm nëse përdoret çdo ditë?

 

Aspirina është një ilaç farmaceutik i cili përdoret që prej 1899.

Aspirina i përket një grupi kimikatesh të njohura si salicilates, që gjenden natyralisht tek rrushi i thatë dhe kajsitë por edhe fruta e perime të tjera.

Këto grupe substancash kimike janë përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve për mijëra vjet me radhë.

Edhe pse funksioni i saj primar ka lidhje me qetësimin e dhimbjeve të ndryshme dhe uljen e temperaturës, studime kanë treguar që të mirat e saj nuk mbarojnë këtu.

Të dhëna ku bazohet AgroWeb.org tregojnë se aspirina luan një rol kyç në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Kur duhet përdorur aspirina?

Ekspertët thonë se një dozë e vogël ditore e aspirinës mund të shmangë atakun në zemër për personat tashmë të rrezikuar prej këtij problemi. Aspirina pengon mpiksjen e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e tij drejt zemrës.

Megjithatë, përpara nisjes së një terapie të tillë, këshilloheni të konsultoheni me mjekun.

Njerëzit që vuajnë nga gjakderdhjet por edhe gratë shtatzëna duhet të shmangin tërësisht aspirinën sepse ajo ka një ndikim më të fortë tek qelizat e gjakut.

Çfarë ndodh në organizëm nëse pini aspirinë çdo ditë?

Ky ilaç mund të shkaktojë efekte anësore në organizmin e disa njerëzve.

Aspirina shkakton ulçerë në stomak

Aspirina është një ilaç i fortë dhe disa njerëz kanë një tolerancë të ulët ndaj saj.

Përdorimi kronik i aspirinës mund të dëmtojë shtresën e brendshme të stomakut duke nxitur shfaqjen e ulçerës dhe dhimbje në stomak.

Rreziku është më i lartë tek grupmoshat mbi 65 vjeç, njerëzit që kanë probleme ekzistuese me stomakun, ata që pijnë alkol, ata që vuajnë nga epilsepsia, apo ata që marrin hollues gjaku.

Rrezik i ulur i atakut në zemër

Nëse ju keni kaluar një episod ataku në zemër apo ishemie, mjeku mund të rekomandojë një dozë të ulët aspirine ditore për të parandaluar një episod tjetër.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, aspirina është një metodë trajtimi efikase por dozat ditore të saj duhen vendosur vetëm nga mjeku specialist.

Aspirina rrit rrezikun e gjakderdhjes

Në rastet e një lëndimi fizik, aspirina ndikon negativisht duke penguar mpiksjen e gjakut dhe nxitur gjakderdhjen, madje edhe në stomak

Rreziku i gjakderdhjes është më i lartë nëse pacienti merr medikamente të tjera apo suplementë.

Aspirina ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, njerëzit që kanë marrë aspirinë për të paktën 6 vjet apo më shumë, janë 19% më pak të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë dhe 15% më pak të rrezikuar nga kanceri i stomakut.

Aspirina mund të nxisë dëmtim të mëlçisë

Një nga efektet anësore të përdorimit ditor të aspirinës është dëmtimi i mëlçisë.

Një nga shenjat paralajmëruese të dëmtimit të këtij organi është edhe verdhëza.

admin admin

Recent Posts

Personat që kanë këtë problem shëndetësor nuk guxojnë të hanë mandarina

Personat që vuajnë nga refluks gastroezofageal (GERD), gastriti, ulçera e stomakut, sëmundjet e rënda të…

37 minutes ago

Dhimbja e nervit shiatik, kur kërkohet vlerësim mjekësor?

    Dhimbja shiatike përshkruan dhimbjen që përhapet nga mesi ose vithet drejt pjesës së…

56 minutes ago

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

1 day ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

1 day ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

1 day ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago