Një asjeberg gjigant me përmasat e Londrës është shkëputur nga shtresa e akullit të Antarktidës, afër stacionit kërkimor britanik.
Kërkuesit e vendosur atje thanë se ajsbergu kishte një sipërfaqe prej 1270 metrash katror dhe ishte shkëputur nga një shtresë 150 metra e trashë akulli.
Kjo vjen thuajse një dekadë pasi shkencëtarët panë së pari çarje masive të formuara në këtë shtresë.
Një çarje u zgjerua me disa qindra metra mëngjesin e të premtes para se ajsbergu të shkëputej plotësisht.
Ajsbergët zakonisht shkëputen nga Antarktida në oqean në një proces të përshpejtuar nga ndryshimet e klimës. Sidoqoftë kërkuesit thonë se në këtë rast, nuk ka prova të mjaftueshme që ndryshimet e klimës kanë luajtur një rol domethënës. Gjatë javëve ose muajve në vijim, ajsbergu mund të zhvendoset ose mund të hasë në tokë pranë shtresës kryesore.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…