“Gjatë dekadave, njerëzimi ka zbuluar mumiet e lashta të varrosura.
Për fat të keq, për shkak të mungesës së fotografive nga koha e tyre, ne nuk e dimë me të vërtetë si do të dukeshin sikur të ishin gjallë.
Sidoqoftë, shkenca dhe teknologjia kanë arritur të krijojnë afërsisht pamjet e tyre bazuar në strukturat e tyre skeletore.
Tani duket se jo vetëm që dihet se si mund të duken, por edhe si mund të tingëllojnë.
Kjo falë punës së studiuesve që kanë arritur të rindërtojnë në mënyrë artificiale “zërin” e një mumie egjiptiane 3000 vjeçare.
I njohur si Nesyamun, ai është një prift që jetoi në kohën e faraonit Rameses XI.
Shkenctarët arritë këtë duke krijuar një rindërtim dixhital të traktit vokal të mumies dhe më pas duke shtypur atë në 3D.
Sipas Prof David Howard, drejtues i departamentit të inxhinierisë elektronike në Royal Holloway, Universiteti i Londrës: “Ajo që ne kemi bërë është krijimi i zërit të Nesyamun ndërsa ai është në sarkofagun e tij. Nuk është një tingull nga ndonjë fjalim i tij, pasi ai nuk flet aktualisht. ”
Ndërsa ndoshta nuk është saktësisht krijimi më i përpiktë, është ende një teknikë interesante që mund të zbatohet edhe për gjetjet e ardhshme”.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…