<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Shëndet

Shkencëtarët zbuluan një grup të ri gjaku, quhet MAL dhe mund të shpëtojë mijëra jetë

Mijëra jetë mund të shpëtohen në mbarë botën pasi shkencëtarët e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) të Mbretërisë së Bashkuar zbuluan një sistem të ri grupi gjaku – duke zgjidhur një mister 50-vjeçar.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga shkencëtarët e NHS Blood and Transplant (NHSBT) në South Gloucestershire dhe i mbështetur nga Universiteti i Bristolit, gjeti një grup gjaku të quajtur MAL, shkruan BBC.

Ata identifikuan sfondin gjenetik të antigjenit të njohur më parë të grupit të gjakut AnWj, i cili u zbulua në vitin 1972, por i panjohur deri më tani pasi u zhvillua ky test i parë në botë.

Shkencëtarja e lartë kërkimore në NHSBT, Louise Tilley tha se zbulimi do të thotë se mund të ofrohet kujdes më i mirë për pacientët e rrallë.

Tilley, e cila ka punuar në projekt për 20 vjet, tha për BBC se është “shumë e vështirë të vendosësh një numër” se sa njerëz do të përfitojnë nga testi. Megjithatë, NHSBT është mjeti i fundit për rreth 400 pacientë në mbarë botën çdo vit.

Të gjithë kanë proteina jashtë qelizave të kuqe të gjakut të njohura si antigjene, por një numri të vogël mund t’i mungojnë ato.

Duke përdorur testimin gjenetik, Laboratori Ndërkombëtar i Referencës së Grupeve të Gjakut NHSBT në Filton ka zhvilluar për herë të parë një test që do të identifikojë pacientët që u mungon ky antigjen.

Testi mund të jetë shpëtimtar për ata që mund t’iu ketë reaguar trupi kundër një transfuzioni gjaku dhe do ta bëjë më të lehtë gjetjen e zhvilluesve të mundshëm të gjakut për këtë grup të rrallë gjaku.

admin admin

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

2 days ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 days ago