<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shkencëtarët: Njëra anë e planetit tonë po ftohet më shpejt se tjetra

Planeti ynë ka një temperaturë të pabarabartë “trupore”. Një gjysmë e humbet nxehtësinë e saj të brendshme më shpejt se tjetra, vazhdimisht për 400 milionë vitet e fundit, transmeton Gazeta Express.

Humbja e pabarabartë e nxehtësisë është ndoshta trashëgimia e superkontinenteve të zhdukur prej kohësh, kur të gjitha masat e tokës u bashkuan në një dhe ndodheshin vetëm në njërën anë të planetit.

Pangea është emri për një superkontinent që ekzistonte gjatë Paleozoikut dhe Mesozoikut para se kontinentet të ndaheshin dhe të merrnin pamjen e tyre aktuale. Ajo u formua nga pjesët e hershme kontinentale përafërsisht 335 milionë vjet më parë dhe filloi të devijonte 175 milionë vjet më parë.

Ana Paqësore e planetit humbet nxehtësinë më shpejt

Brendësia e Tokës ftohet sepse humbet nxehtësinë më shpejt sesa prodhohet nga proceset e saj të brendshme. Humbja e nxehtësisë ndodh në sipërfaqe dhe ndodh në mënyrë të pabarabartë sepse kore të trasha të kontinenteve sigurojnë izolim të fortë ndërsa fundi i hollë i detit lejon transferim më të shpejtë të nxehtësisë.

Shkencëtarët në Universitetin e Oslos kanë përdorur modele të lëvizjes së kontinenteve dhe pllakave oqeanike gjatë 400 milionë viteve të fundit dhe rindërtuan historinë e humbjes së nxehtësisë nga brendësia e Tokës.

Ata vunë re se humbja e nxehtësisë në të kaluarën ishte mesatarisht 25% më e lartë se sot. Ata gjithashtu zbuluan se ana “Paqësor” e botës, domethënë, ajo që ndodhet në Paqësor, humbi nxehtësinë shumë më shpejt se ana “Afrikane”.

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

22 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

23 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

23 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

3 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

4 days ago