<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËTKURIOZITETE

Shkencëtarët mbesin të shtangur pasi që një krijesë detare shumëngjyrëshe u gjet për herë të parë në ujërat britanike

Ekspertët u shtangën pasi që një krijesë e rrallë e detit e cila zakonisht jeton afër brigjeve spanjolle u gjet për herë të parë në Britani.

Babakina anadoni, një krijesë detare shumëngjyrëshe, me madhësi prej vetëm 2 centimetrave, u kap nga kamera e vullnetarit të Seasearch, Allen Murray gjatë një zhytjeje afër Melledgan, një ishull shkëmbor i pabanuar në Ishujt e Scilly gjatë Javës Kombëtare Detare të The Wildlife Trust.

Kjo specie është pjesë e familjes nudibrabch aeolid dhe është regjistruar vetëm disa herë në bregun perëndimor të Spanjës dhe në pjesën jugore të Atlantikut, përcjell Telegrafi.

Matt Slater, zyrtar në Marine Conservation në Cornwall Wildlife Trust dhe koordinator në programin Seasearch për Cornwall dhe Ishujt Scilly tha: “Çfarë zbulimi i jashtëzakonshëm”.

“Ne ishim shumë të lumtur kur dëgjuam se ishte parë kjo krijesë detare shumëngjyrëshe – një specie e cila ne besojmë se nuk është regjistruar asnjëherë më parë në Mbretërinë e Bashkuar”, deklaroi ai për The Mirror.

“Është një nga krijesat më të bukura detare që unë e kam parë ndonjëherë, dhe duke qenë se me madhësi është sa gjysma e gishtit tuaj të vogël, dhe është diçka e mahnitshme pasi që Allen e vuri re. Ka ende shumë çka që ne ende nuk e dimë për mjedisin tonë detar”, shtoi tutje Slatter. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Ja si ta ulni faturën e rrymës me këtë ‘truk’ të thjeshtë që funksionon

    Faturat e energjisë elektrike janë kthyer prej kohësh në një shqetësim për shumicën…

4 hours ago

A duhet ta fikni ngrohjen kur dilni nga shtëpia?

    Fikja e ngrohjes sa herë që dilni nga shtëpia mund të duket si…

4 hours ago

Kolla e vazhdueshme po ju lodh? Këto mënyra natyrale mund t’ju ndihmojnë

    Kolla e vazhdueshme mund të jetë rraskapitëse, veçanërisht kur ndërpret gjumin, irriton fytin…

4 hours ago

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago