<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Scooler, platformë online që lidhë mësimdhënësit me nxënësit virtualisht – ofrohet falas për MASHTI-n

Ndërprerja e procesit mësimor për nxënësit e shkollave të Kosovës dhe për studentët e universiteteve dhe kolegjeve private, është njëra nga masat që janë shpallur nga institucionet e vendit për shkak të coronavirusit.

Por, në këtë mes dizajnuesit e platformës Scooler – e cila është një hapësirë virtuale që lidhë në mes vete mësimdhënësit me nxënësit, e kanë ofruar për Ministrinë e Arsimit falas atë.

Njëri nga krijuesit e platformës, Egzon Kelmendi e ka bërë këtë të ditur në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se situatë në të cilën ndodhet vendi, veçanërisht institucionet arsimore, në kohën kur po e kalojmë pandeminë e Covid 19, po synojnë që të ndikojnë në procesin mësimor përmes platformës së tyre:

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Kelmendit:

Gjendemi para një situate në të cilën secili prej nesh duhet të jap kontributin e tij/saj në mënyrë që të kalojmë sa më lehtë pandemine COVID-19.

Lehtësimi i të mësuarit online është mision i Scooler, që nga viti 2017. Për këto tri vite ne kemi zhvilluar module që mundësojnë krijimin e klasave virtuale dhe komunikimin në mes studentëve, mësimdhënësve dhe prindërve.

Sot, bashkë me ekipin tonë, kemi vendosur që ta mbështesim Ministrinë e Arsimit, duke i dhënë në shfrytëzim falas platformën Scooler, në mënyrë që të vazhdojë mësimi, në këtë rast online.

Scooler është institucion digjital me qëllimin për të ndërtuar kampusin më të madh virtual për një bashkëpunim dhe komunikim më të lehtë mes studentëve dhe mësimdhënësve në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. /Telegrafi/

Për të kuptuar më shumë, lexo në linkun e mëposhtëm:

http://scooler.io/platform?fbclid=IwAR33LAfvHUPiz2eotPoCb2uF3h7URoTjN9ObPndZF-fPPmcZfx6SzMocQf0

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

8 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

10 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

11 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago