<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sardelet parandalojnë diabetin, ja sa duhet të konsumoni çdo javë

Yndyrnat e shëndetshme dhe diabeti kanë një lidhje pozitive domethënëse pasi rregullojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe largojnë inflamacionin në organizëm. E një nga burimet më të mëdha të yndyrnave të shëndetshme është peshku dhe konkretisht sardelet. Këtë e provon edhe një studim i fundit nga studiuesit spanjollë të cilët i rendisin sardelet në majën e ushqimeve për parandalimin e diabetit.

Ekspertët përzgjodhën 152 pacientë të prekur nga paradiabeti të moshave 65 vjeç e lart për të ndjekur regjimin me bazë yndyrnat e shëndetshme. Pacientët u ndanë në dy grupe që ndoqën regjime të ndryshme ku njëri prej tyre duhet të konsumonte rreth 200 gramë sardele në javë. Kjo është e barabartë me dy konserva sardelesh në javë të cilat duhet të konsumoheshin bashkë me pjesën e halave të shtyllës kurrizore.

Halat janë të pasura me vitaminë D që gjithashtu i japin një sërë vlerash organizmit. Të dhënat e këtij studimi treguan se personat të cilët i’u nën shtruan regjimit me bazë sardelet për 1 vit patën ulje të rriskut nga diabeti nga 37% në vetëm 8%. Benefitet e këtij regjimi u vunë re edhe në parametra të tjera të organizmit si përmirësimi i presionit të gjakut, triglicerideve dhe balancimi i kolesterolit në gjak. Ndërsa për të gjithë ata që nuk e ndoqën këtë regjim, pasi një viti rrisku i prekjes nga diabeti ra nga 27% në 22%


Doktoreshë Diana D.Rizzolo, autore kryesore e studimit dhe studiuese pranë Universitetit Oberta për Shkencat e Shëndetit në Katalunja shpjegomn se përse mjekët duhet të fillojnë t’i rekomandojnë më shumë sardelet në regjimet ushqimore. Kjo duhet të jetë veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e personave mbi 65 vjeç.

Përveçse janë shumë të lehta për t’u gjetur si të freskëta po ashtu edhe në formën e konservave janë një vlerë e vërtetë për organizmin. Të njejtën gjë nuk mund të themi për suplementët e gatshëm si vitaminat omega-3, vaji i peshkut apo vitamina D. Megjithëse edhe ato i dhruojnë një sërë vlerash organizmi, ekspertët nuk japin sigurinë e efektit aq sa sardelet e freskëta.

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

20 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

20 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

20 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

3 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

4 days ago