Nëse mendoni se pas një nate pa gjumë do të jeni në gjendje të shëroheni ditën tjetër, nëse shkoni në shtrat në kohë, e keni gabim. Shumë më tepër nevojitet për rimëkëmbjen e trurit. Mungesa e gjumit kërcënon si shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor, dhe statistikat tregojnë se 45 për qind e popullsisë së botës vuan nga probleme të lidhura me gjumin.
Një studim i ri tregon se njerëzit që flinin 30 për qind më pak se sa kishin nevojë, nuk e rikuperuan plotësisht funksionin e tyre njohës edhe pas shtatë net gjumi të mirë.
Edhe pse studimi u krye në një numër të vogël pjesëmarrësish, ekspertët e gjumit pajtohen me gjetjet e tij.
“Studimi tregoi se ka gjëra si kujtesa dhe shpejtësia e përpunimit të të dhënave mendore që nuk do të rikthehen aq shpejt,” tha specialisti i gjumit Ray Dasgupta.
Ekspertët e gjumit thonë se trurit i duhet një cikël gjumi i vazhdueshëm për të mësuar aftësi të reja, për të krijuar kujtime të reja dhe për të rikuperuar mendjen dhe trupin pas një dite pune.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…