Në Camogli, një vend turistik pranë qytetit të Genovës, në Itali si pasojë e rrëshqitjes së dherave janë shembur varrezat duke bërë që rreth 200 arkivole të përfundojnë në det.
Autoritetet përkatëse përmes një aksioni janë munduar të shpëtojnë sa më shumë arkivole, ndërkohë që njerëzit në ankth presin të dallojnë eshtrat e të dashurve të tyre.
Banorët raportuan se dëgjuan rrëshqitjen e tokës nga shtëpitë e tyre, dhe se ata vrapuan në varreza kur dëgjuan shkëmbin që binte në det.
“Më dridhen këmbët është sikur ai ka vdekur përsëri”, tha një ndër banoret e zonës, babai i së cilës ishte i varrosur mbi atë shkëmb që u shemb dhe tashmë ka humbur.
Sipas ekspertëve rrëshqitja e tokës ishte rezultat i erozionit bregdetar, i përkeqësuar nga stuhitë e kohëve të fundit si dhe për shkak të terrenit të pjerrët.
M
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…