Fshati Kominades, i njohur ndryshe me emrin Shag, është një prej fshatrave që qëndrojnë zinxhir mes kufirit shqiptaro-grek të cilët dikur ishin të populluar nga shqiptarë, kryesisht të besimit islam.
Kjo zgjati derisa në vitin 1924, një vit pas firmosjes së Traktatit të Lozanës ata u detyruan të braktisin gjithçka që kishin për t’u zhvendosur drejt fshatit Özvatan të Turqisë ku nisën një jetë të re.
Marrëveshja e veçantë turko-greke nuk skicoi veç kufijtë e Turqisë së sotme pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, por skicoi edhe drama të njëpasnjëshme njerëzore.
Disa prej tyre janë sjellë nga gazetari Andrea Danglli në dokumentarin “Shqiptarët e Turqisë” të transmetuar në Euronews Albania, ku paraqitet një tablo e qartë historike mes të shkuarës dhe të tashmes.
Çfarë ndodhi me shqiptarët e këtij fshati dhe ku përfunduan ata pas dëbimit? Si u kundërshtua zbatimi i Traktatit të Lozanës nga Tirana zyrtare e asaj kohe dhe roli i fuqive të mëdha? Si është jeta e trashëgimtarëve të tyre sot dhe çfarë kërkojnë ata nga Shqipëria?
Në vitin e 100-të nga nënshkrimi i traktatit të Lozanës, dokumentari i gazetarit Andrea Danglli paraqet anën tjetër të historisë për këtë komunitet shqiptarësh që ecën në të tashmen me gjurmë ende të forta të së shkuarës
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…