Mbipesha dhe depozitat e mëdha dhjamore në organizëm rrisin inflamacionin në trup dhe ky i fundit mund të arrijë në tru duke ndikuar negativisht në funksionet e tij veçanërisht kujtesën. Studiuesit analizuan të dhënat e qindra pacientëve dhe zbuluan se njerëzit që janë mbipeshë kanë një performancë të dobët sa i përket kujtesës dhe kjo përkeqësohet me kalimin e moshës.
Humbisni Në Peshë Për Një Kujtesë Të Fortë
Studimet tregojnë se humbja e kilogramëve të tepërt përmirëson ndjeshëm mënyrën se si funksionon truri dhe kujtesën. Kjo e fundit ka lidhje të fortë jo vetëm me obezitetin dhe mbipeshën por edhe me diabetin. Diabeti dhe obeziteti janë dy ndër faktorët më të mëdhenj të problemeve me kujtesën dhe sklerozën.
Njerëzit që konsumojnë shumë sheqer, ushqime me nivel të lartë glicemie, pijnë alkol dhe bëjnë një jetë pasive janë ndjeshëm më të rrezikuar nga këto dy probleme. Simptomat paralajmëruese të këtyre problemeve janë: urinimi i tepërt, etja e tepërt, uria e madhe dhe shërimi i vonuar i lëndimeve fizike apo plagëve.
Flini Gjumë Në Të Mirë Të Kujtesës
Shumë studime kanë lidhur problemet me gjumin me rrezikun e lartë të problemeve me kujtesën. Disa prej problemeve më të përhapura me gjumin janë pagjumësia dhe apnea e gjumit. Njerëzit që flenë më pak se 7-8 orë në natë janë më të rrezikuar nga problemet me kujtesën. Gjumi i pakët ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sasinë e gjakut që furnizon trurin dhe nëse njeriu fle rregullisht pak ka probleme me përqendrimin dhe humbje të kujtesës./
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…