Restaurimi i një prej pikturave më të famshme në botë, ka nxjerrë në pah një fakt tronditës. Bëhet fjalë për pikturën e Qengjit Mistik e cila është pjesë e një sërë pikturash me figura biblike të cila ndodhen në Katedralen e Shën Bavos në Ghent të Belgjikës. Ato konsiderohen si një nga kryeveprat më të mëdha të artit në Botë dhe si një pasuri e jashtëzakonshme kulturore.
Piktura ‘Altari i Ghent’ ose si njihet ndryshe “Adhurimi i Qengjit Mistik” paraqet një qengj në altar i cili personifikon figurën e Jezu Krishtit që është vetëflijuar si shenjë e dashurisë për njerëzimin. Kjo pikturë është realizuar nga vëllezërit Hubert van Eyck dhe Jan van Eyck rreth vitin 1432 dhe restaurimi i kësaj pikture i ka tronditur të gjithë.
Janë pikërisht sytë e qengjit të cilat kanë pamje njerëzore ajo që ka tronditur aq shumë ekspertët dhe restauruesit. Imazhet e kësaj pikture kanë qarkulluar në media sociale duke u cilësuar si një makth për faktin se fytyra e qengjit është aq njerëzore.
Kreu i restaurimit, Hélène Dubois, e përshkroi fytyrën e zbuluar si “një tronditje për të gjithë”.
“Asgjë e tillë nuk ishte vërejtur ndonjëherë në pikturë.”, – tha kohë më parë Dubois.
Rr
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…