Kur Lee Hadwin ishte katër vjeç, ai shkarraviste nëpër muret e shtëpisë së tij. Jo aq befasuese për një djalosh katër vjeçar, por kishte një ndryshim që bënte dallimin: Lee ishte tërësisht në gjumë kur realizonte këto vizatime murale.
Me kalimin e viteve, vizatimet e tij u bënë më të ndërlikuara dhe në moshën 15 vjeçare pikturoi tre portrete të vogla dhe të bukura të aktores hollywood’iane Marylin Monroe, por e veçanta ishte se sërish ai nuk mbante mend asgjë nga procesi i realizimit të këtyre veprave.
Ecja dhe folura në gjumë janë të dokumentuara mirë dhe relativisht të zakonshme, por vizatimi gjatë gjumit është shumë më i rrallë si rast. Ajo çka e bën edhe më të çuditshëm këtë rast është se djaloshi Lee në momentin e zgjimit nuk shfaq asnjë talent artistik dhe nuk është i aftë të vizatojë asgjë teksa është zgjuar. Pra, çfarë mund të shpjegonte sjelljen e tij?
Penny Lewis nga Universiteti Cardiff shpjegon se somnambulizmi mund të ndodhë kur ka një mungesë ekuilibri në trurin e fjetur të një personi, ku zonat racionale janë në gjumë, por sistemi limbik, i cili kontrollon emocionet, është i zgjuar. Kjo mund të jetë edhe shpjegimi për shprehjet artistike të Lee, thotë ajo. (BBC)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Faturat e energjisë elektrike janë kthyer prej kohësh në një shqetësim për shumicën…
Fikja e ngrohjes sa herë që dilni nga shtëpia mund të duket si…
Kolla e vazhdueshme mund të jetë rraskapitëse, veçanërisht kur ndërpret gjumin, irriton fytin…
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…