Shumë persona e harrojnë se sa e rëndësishme është cilësia e gjumit për shëndetin. Këtë e vërtetojnë studime të shumta që kanë arritur në të njëjtin përfundim, më shumë se 70 për qind e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru mund të parandalohen, me kusht që njerëzit të flenë aq sa duhet.#
Studiuesit ndoqën 7203 njerëz të shëndetshëm mbi moshën 50 vjeç për dhjetë vjet, duke i vlerësuar ata nga zero në pesë për kohëzgjatja dhe cilësinë e gjumit të tyre. Studiuesit vlerësuan përqindjen e ngjarjeve kardiovaskulare që mund të parandaloheshin me gjumë më të shëndetshëm.
Ata zbuluan se nëse të gjithë pjesëmarrësit do të kishin një rezultat optimal të gjumit, 72% e rasteve të reja të sëmundjes koronare të zemrës dhe goditjes në tru mund të shmangeshin. Dr. Aboubakari Nambiema thotë se nevojitet më shumë ndërgjegjësim për rëndësinë e gjumit të mirë për një zemër të shëndetshme.#
“Duke pasur parasysh se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, nevojitet një ndërgjegjësim më i madh për rëndësinë e gjumit të mirë për të mbajtur një zemër të shëndetshme.”, shprehet ai.
Profesor James Leyper beson se një gjumë i mirë i lejon trupit të pushojë, gjë që relakson enët e gjakut dhe ul presionin e gjakut.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…