Ju ka ndodhur të gjithëve që të keni ndaluar teshtimën, ose të sforcoheni për të krijuar sa më pak zhurmë.
Por këshillohet që të mos e bëni më një gjë të tillë.
Kur teshtijmë, ajri futet nëpër vrimat e hundës në shpejtësinë më të lartë se 160 kilometra në orë.
Nëse e mbani teshtimën, atëherë gjithë ky presion do të zhvendoset në një pjesë tjetër të trupit që mund të dëmtohet. Për shembull në vesh.
Po ashtu, mund të dëmtoni edhe dëgjimin ose të keni marrje mendsh për një kohë të gjatë. Por mund të dëmtoni edhe enët e gjakut në sy ose diafragmën, shkruan noa. Në rast të një teshtime të fortë që ju e keni ndaluar qëllimisht, ka shumë gjasa që të lëndoni edhe qafën tuaj.
Përveç kësaj, një veprim i tillë mund të dëmtojë edhe plagët tek njerëzit që kanë operuar kohët e fundit sinuset.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…