Ora 20:30 duhet ta gjejë fëmijën tënd në shtrat. Jo vetëm që prindi të ketë mundësinë e një dy orëshe për veten, por edhe sepse për fëmijën është bazike. Arsyen e shpjegon Lira Gjika.
“Prindër, truri i fëmijës tuaj nuk funksionon sipas rritmit tuaj të të fjetutit. Truri i fëmijës tuaj ka ritmin dhe kohën e vet. Ajo që mund të bëni ju, është të respektoni kohën optimale për të vënë fëmijët në gjumë. Nëse ju nuk respektoni oraret dhe kohën e duhur, fëmija mbetet në mëshirë të fatit. Fëmija nga mosha 1-13 vjeç duhet të shkojë të flejë në ora 20.30 min apo tetë e gjysëm e darkës që pasi ka lexuar e folur me prindërit të qetësohet që ta zërë gjumi nga ora 21.15 min.
Kur fëmijën e zë gjumi i thellë fillojnë proceset trunore për rigjenerimin, qetësimin dhe rritjen e fëmijës. Mos neglizhoni, mos përtoni. E di që është e vështirë, pasi ju vetë mund të mos e keni të jetuar këtë lloj regjimi, apo rregulli. Ashtu si ç na duroni ne të vjetërve me huqet e mënyrën tohë që shpesh bien ndesh me situatat dhe mënyrën e kohës së sotme, më mirë përpiquni të duroni e ndihmoni fëmijët tuaj. Gjumi është një proces dhe gjendje që ndikon direkt te shëndeti mendor dhe fizik i fëmijës tuaj, mos neglizhoni”, shkruan Lira Gjika.
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…
Personat që vuajnë nga refluks gastroezofageal (GERD), gastriti, ulçera e stomakut, sëmundjet e rënda të…
Dhimbja shiatike përshkruan dhimbjen që përhapet nga mesi ose vithet drejt pjesës së…
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…