<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Provoni këtë truk të shkëlqyeshëm me patate: Ja si t’i bëni trëndafilat të qëndrojnë më gjatë të freskët

Duhet të bëni një gjë në çdo të dytën ditë

Kur merrni një trëndafil ose një buqetë me këto lule si dhuratë, ato me siguri do të zbukurojnë shtëpinë tuaj për pesë ditët e ardhshme, por ato mund të qëndrojnë të freskëta më shumë nëse kujdeseni për to siç duhet, thonë luleshitësit.

Ndërroni ujin në vazo çdo të dytën ditë dhe gjithmonë shkurtoni kërcellin e lules për një centimetër. Pritini kërcellin nën ujë, në një kënd të vogël, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, kapilarët në kërcell nuk do të bllokohen nga flluska të vogla ajri, të cilat mund të pengojnë qarkullimin e ujit në lule. Hiqni gjethet nga kërcelli, sepse kur janë në ujë kalben shpejt dhe bashkë me to prishet më shpejt e gjithë lulja.

Reklama

Kopshtarët me eksperiencë zbuluan një truk për të pasur trëndafila të bukur në ballkon me petale të harlisura dhe të shëndetshme dhe për këtë ju duhet vetëm një patate!

Provoni këtë truk nëse planifikoni të krasitni fidanët e vjetër këto ditë dhe t’i përgatisni për sezonin e lulëzimit.

Hapi 1: Zgjidhni një patate më të madhe dhe shpojeni në mes me thikë ose fëndyell (bizë).

Hapi 2: Ngjitni një kërcell të prerë nga tufa e trëndafilit në atë vrimë.

Hapi 3: Mbushni vazon përgjysmë me dhe, vendosni pataten me trëndafilin dhe pastaj mbushni vazon deri në fund.

Hapi 4: Prisni një shishe plastike dhe mbulojeni trëndafilin me të në mënyrë që të ketë mbrojtje adekuate nga ndikimet negative të jashtme në javët e para.

Reklama

/Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Ja si ta ulni faturën e rrymës me këtë ‘truk’ të thjeshtë që funksionon

    Faturat e energjisë elektrike janë kthyer prej kohësh në një shqetësim për shumicën…

2 hours ago

A duhet ta fikni ngrohjen kur dilni nga shtëpia?

    Fikja e ngrohjes sa herë që dilni nga shtëpia mund të duket si…

3 hours ago

Kolla e vazhdueshme po ju lodh? Këto mënyra natyrale mund t’ju ndihmojnë

    Kolla e vazhdueshme mund të jetë rraskapitëse, veçanërisht kur ndërpret gjumin, irriton fytin…

3 hours ago

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago