<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Pozicioni më i mirë i gjumit, sipas mjekëve

Edhe pse ka mendime pro dhe kundër për çdo pozicion gjumi, është një mënyrë që mjekët e theksojnë si më të mirën. Fjetja me shpinë është parë si një nga mënyrat më të shëndetshme për trupin. Në fakt, të gjithë e kanë nisur gjumin me shpinë, që kur kanë qenë bebe, kështu që pse të mos e praktikosh edhe në moshë të rritur?

Arsyeja pse mjekët rekomandojnë këtë pozicion, në krahasim me çdo pozicion tjetër (përmbys, majtas apo djathtas) është për shkak se ky lloj pozicioni ka më shumë të mira se të këqija. Të gjithë ata që flenë me shpinë kanë më pak dhimbje qafe dhe dhimbje shpine, sepse trupat e tyre qëndrojnë në një pozicion neutral gjatë gjithë natës.

Po ashtu, fjetja me shpinë këshillohet edhe për shkak se parandalon rrudhat. Ky është i vetmi pozicion në të cilin fytyra nuk sforcohet gjatë natës.

Një arsye tjetër është edhe takikardia. Nëse fle me shpinë, rrahjet e zemrës janë normale, sepse mbi të nuk ushtron presion ashtu siç ndodh kur fle përmbys. Doktorët këshillojnë se mënyra më e mirë për të fjetur me shpinë është një jastëk i fryrë, në mënyrë që ta mbash kokën të mbështetur, por është mirë që jastëku të mos jetë shumë i lartë. Nëse fle me kokën lart, eliminon edhe problemet e stomakut me acidet.
Nuk duhet harruar, sipas mjekëve, që ky pozicion rrit shanset për të gjithë ata që gërhasin, megjithatë ky është i vetmi argument kundër. Përpiqu ta mësosh veten në këtë pozicion dhe kupto nëse trupi do të ndihet ndryshe./balkanweb

InForCulture

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

4 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

4 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

4 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago