<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Po zmadhohet apo po zvogëlohet Toka?

Gronof thotë se meqë Toka u formua rreth 4.5 miliardë vjet më parë, një sasi e vogël grumbullimi vazhdoi të ndodhte në formën e meteorëve dhe meteoritëve, duke e shtuar masën e planetit tonë. Por sapo formohet një planet, nis një proces tjetër: arratia graduale e atmosferës

Toka jep dhe merr vazhdimisht materiale me sistemin diellor që ndodhet rreth saj. Për shembull, pluhuri që kalon me shpejtësi nëpër hapësirë, e ​​bombardon rregullisht planetin tonë, ndërsa gazrat nga atmosfera e Tokës largohen rregullisht drejt hapësirës.

Po nëse Toka vazhdimisht po jep lëndë, si dhe merr materiale të reja, a është duke u zmadhuar apo zvogëluar? Për shkak të largimit të gazeve nga Toka hapësirë, planeti ynë – ose për të qenë më specifik, atmosfera e tij – është duke u zvogëluar thotë Gijom Gronof, ekspert i kësaj fushe në Qendrën Kërkimore të NASA-s në Virxhinia. Megjithatë, Toka nuk po pëson një tkurrje në nivele të larta thekson ai. Planetët formohen nga grumbullimi, ose kur pluhuri hapësinor përplaset në të dhe shndërrohet në një masë gjithnjë e më të madhe.

Gronof thotë se meqë Toka u formua rreth 4.5 miliardë vjet më parë, një sasi e vogël grumbullimi vazhdoi të ndodhte në formën e meteorëve dhe meteoritëve, duke e shtuar masën e planetit tonë. Por sapo formohet një planet, nis një proces tjetër: arratia graduale e atmosferës.

Ky proces funksionon në mënyrë të ngjashme me avullimin, por në një shkallë të ndryshme, shprehet Gronof. Në atmosferë, atomet e oksigjenit, hidrogjenit dhe heliumit, thithin energji të mjaftueshme nga Dielli sa për t’u larguar nga atmosfera e Tokës. Por si ndikojnë këto procese në masën e përgjithshme të Tokës? Shkencëtarët mund të bëjnë vetëm vlerësime të përafërta.

“Sigurisht, ne jemi ende në kërkim të një përgjigje të saktë, pasi është e vështirë të matet masa e Tokës në kohë reale. Ne nuk e kemi peshën e Tokës në saktësinë e nevojshme, për të vlerësuar nëse Toka po humbet apo po fiton masë”, deklaroi Gronof për Live Science. Por duke vëzhguar shkallën e meteorëve, shkencëtarët vlerësojnë se rreth 16.500 ton – sa një Kullë Eifel e gjysmë – grumbullohen në planetin tonë çdo vit, duke i shtuar masës së tij, thotë Gronof. Ndërkohë, duke përdorur të dhënat satelitore, shkencëtarët kanë vlerësuar shkallën e arratisë së gazeve në atmosferë.

“Kjo sasi është afro 82.700 ton ose sa 7.5 Kulla Eiffel”, tha Gronof. Kjo do të thotë se Toka po humbet rreth 66.100 tonë në vit. Ndërsa kjo sasi duket si shumë e madhe, në kontekstin e të gjithë planetit ajo “është shumë, shumë e vogël”, thotë ai.

Duke përdorur vlerësimet për arratinë e gazeve atmosferike të bëra gjatë 100 viteve të fundit, Gronof llogariti se me një normë prej 60.000 ton atmosferë të humbur në vit, do të duheshin 5 miliardë vjet që Toka të humbiste tërësisht atmosferën e saj, nëse planeti nuk do të kishte asnjë mënyrë për ta rimbushur atë. Megjithatë, oqeani dhe procese të tjera, siç janë për shembull shpërthimet vullkanike, ndihmojnë në rimbushjen e atmosferës së Tokës. Pra, do të duhet më shumë se 3000 herë më shumë se kaq -dhe afërsisht 15.4 trilion vjet – para se Toka ta humbasë plotësisht atmosferën e saj. Dhe kjo thekson Gronof është rreth 100 herë sa jeta e Universit. Por shumë kohë përpara se të ndodhë kjo, Toka ka të ngjarë të jetë gjithsesi e pabanueshme për shkak të evolucionit të Diellit, që pritet të kthehet në një gjigant të kuq brenda rreth 5 miliardë viteve. “Pra, arratia e atmosferës nuk është një problem as në planin afatgjatë”, thotë Gronof. Pra ​ne mund të jemi të sigurt se madhësia në rënie e Tokës, nuk po e rrezikon jetën në planetin tonë.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

3 days ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

3 days ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

7 days ago