<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Pirja e çajit shumë të nxehtë dyfishon rrezikun e prekjes nga kanceri

Shumë njerëz e nisin ditën me një filxhan çaj. Por që ata që e pinë atë shumë të nxehtë janë më të rrezikuar që të preken nga kanceri i ezofagut, thotë një studim i ri.Hulumtuesit kanë gjetur se konsumuesit e çajit të cilët duan që pija e tyre të jetë më e ngrohtë se 60 gradë celsius dhe që pinë më shumë se 700 mililitra çaj brenda ditës – dy filxhanë të mëdhenj – janë më të rrezikuar për 90 për qind që të preken nga ky lloj kanceri.

Kjo vlerë del kur krahasohet me ata që pinë më pak çaj dhe në temperaturë më të ulët, shkruan CNN.

Studimi është kryer në Golestan, një krahinë në verilindje të Iranit dhe si mostër ka 50 mijë njerëz.

“Shumë njerëz e shijojnë pirjen e çajit. Por sipas studimit tonë kur ai është shumë i nxehtë rritet rreziku i prekjes nga kanceri i ezofagut dhe është mirë që para pirjes të pritet që pijes t’i bjerë pak temperatura”, ka thënë Dr. Farhad Islami, nga “American Cancer Society” që është prijës i studimit.

Edhe hulumtimet paraprake kanë gjetur një lidhje në mes të pirjes së çajit të nxehtë dhe kancerit të ezofagut. Por studimi i tanishëm – i publikuar të mërkurën – është i pari që përcakton një temperaturë specifike.

Kanceri i ezofagut është kanceri i tetë më i zakonshëm në botë dhe shpesh përfundimi është fatal, ku merr jetën e 400 mijë njerëzve çdo vit.

Ai shkaktohet nga lëndimet e ezofagut nga pirja e duhanit, alkoolit, acidit refleks dhe ndoshta pijeve të nxehta.

Ekipi që ka kryer studimin ka përcjell 50 mijë e 45 veta në mes moshës 40 dhe 75 vjet në periudhë kohore dhjetë vjeçare. Nga viti 2004 deri më 2017 hulumtuesit kanë vërejtur 317 raste të reja të prekjes me kancer në ezofag.

Studimi thotë se kishte nevojë për kërkime të mëtejme se pse saktësisht prija e çajit të nxehtë lidhet me rrezikun e lartë të shkaktimit të sëmundjes.

Stephen Evans, profesor në “London School of Hygiene & Tropical Medicine”, ka thënë se më shumë është te nxehtësia sesa lloji i pijes.

“Në fakt, gjithçka e nxehtë: Ushqimet që ngrohen në mikrovalë shkaktojnë lëndime në ezofag. Ekziston mundësia që këto trauma të shkaktojnë ndryshimin e qelizave dhe pastaj shkaktohet kanceri”.

admin admin

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

13 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

15 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

16 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago